TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Rinovimi me Napolin pa klauzolë prioritet për Hysajn, flet menaxheri Giuffredi

August 28, 2018

Lajme të rëndësishme për të ardhmen e mbrojtësit të kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj. Menaxheri i futbollistit shkodran, Mario Giuffredi, në një ndërhyrje në valët e Radio Kiss Kiss ka shpjeguar të ardhmen e 24 vjecarit. Në plan të parë është rinovimi i mbrojtësit të djathtë me Napolin, që është destinacioni që duket preferon më shumë edhe Hysaj, duke qenë se e njeh mirë ambjentin. “Ishim në këtë pikë që në muajin maj, pastaj cështja Sarri dhe mundësia për të kaluar tek Chelsea i bllokoi bisedimet. Pritëm deri në mbyllje të merkatos dhe tani takimi për të vazhduar negociatat e rinovimit është në shtator. Elseid është i gatshëm të bisedojë, ka besuar gjithnjë tek Napoli, nuk është zhgënjyer asnjëherë dhe gjithnjë në kërkim të maksimumit për skuadrën. Klauzola? Presidenti ishte i gatshëm ta hiqte klauzolën, kemi biseduar edhe për këtë”

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë