TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Rivali i ri i Youtube, Facebook Watch debuton globalisht

September 17, 2018

Watch ofron mjetet bazike për zbulimin dhe ruajtjen e videove për shikim të mëvonshëm. Facebook Watch, përgjigja e rrjetit social ndaj Youtube, nga dita e sotme do të jetë e disponueshme në mbarë botën. Kategoria e re Watch u lançua në Gusht të vitit të kaluar vetëm në SHBA dhe tashmë ka 50 milion shikues nga mbarë bota. Që nga fillimi i vitit koha totale e shpenzuar në Watch është rritur me 14 herë thotë Facebook. Watch ofron mjetet bazike për zbulimin dhe ruajtjen e videove për shikim të mëvonshëm. Së bashku me disponueshmërinë globale të shërbimit të ri, Facebook prezantoi “Ad Breaks” për më shumë publikues.

Ad Breaks janë reklama në mes ose fillim të videos në formë klipesh dhe imazhesh. Facebook thotë se 70% e këtyre reklamave shihen plotësisht.
Gjithashtu Facebook lançoi globalisht edhe Creator Studio ku faqet mund të menaxhojnë libraritë e tyre dhe të menaxhojnë ndërveprimet me faqet si mesazhet, komentet dhe Instagramin.

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë