TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Shkëlqen Kombëtarja Shqiptare, triumfon përballë Islandës

September 11, 2019

Kombëtarja Shqiptare ka triumfuar në “Elbasan Arena” me rezultatin 4 me 2 përballë Islandës. Në ndryshim nga ndeshja me Francen, Kombëtarja Shqiptare shfaqi një tjetër fytyrë ku dominoi takimin. Në pjesën e parë, ne minuten e 32,  ishte Demarku ai që shënoi pas një harkimi të Memushajt, duke i dhënë avantazhin Kombëtares. Me fillimin e të dytës, islandezët barazuan me Sirguson ne minuten e 53 pas nje pergjumje te kuqezinjve ne mbrojtje, por nuk zgjati shumë dhe kapiteni Hysaj shënoi golin e dytë. Aksion spektakolar i shkodranit qe e gatoi gjithcka vete dhe finalizoi po vete. Por kur dukej se cdo gjë po fliste në favor të kuqezinjeve, Sigthorson barazoi shifrat ne 2 me 2 pak minuta me vone pas nje tjeter pakujdesie te prapavijes. Pavaresisht goditjes psikologjike, Shqiperia qendron ne ndeshje edhe fale freskimit te skuadres me zevendesime te goditura. Njeri prej tyre, Odise Roshi ne minutene  79 kaloi kuqezinjtë në avantazh pas nje goditje me te djathten qe perfundoi ne rrjete pas devijimit te topit. Por te besuarit e trajnerit Reja nuk u ndalën me kaq. Në të 82 minutë Cikalleshi shënoi golin e 4 duke vulosur kështu edhe shifrat përfundimtare te takimit 4 me 2.. Me këtë fitore, Kombëtarja Shqiptare ka rritur shpresat për kualifikueset e Euro2020. Kuqezinjte jane ne kuoten e 9 pikeve ne vendin e katert pas kraheve te Turqise dhe Frances qe kane 15 pike dhe Islandes qe ka 12 pike. Ndeshja e radhes kunder Turqise ne transferte ne 11 tetor do te jete vendimtare per te kuptuar sa shanse reale ka Shqiperia per kualifikim.

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë