TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Shoqata “Kosova” në Kanada , mirëpret kampionin kosovar Fatos Durmishi.

October 27, 2018

Këto ditë në Kanada po qëndron kampioni kosovar në mundje – Fatos Durmishi Ai dje u prit nga Kryetari i Albanian Canadian Association Kosova në Toronto  z. Sami Ademi  , me të cilin biseduan për aktivitetet dhe sukseset e tija sportive në arenen ndërkombetare  , si dhe për nostalgjine qe ndien për Kanadanë , si vendi që strehoi atë dhe familjen e tij gjatë luftës në Kosovë. Pas çlirimit të Kosovës , familja e tij u kthye vullnetarishtë ne vendlindje, bashkë me të edhe Fatosi i cili atje shkëlqeu në sportin e mundjes duke qenë 7 vite Kampion. Suksesi i tij në këtë sport nuk përkufizohet vetëm në territorin e Kosovës ,por edhe në arenën ndërkombetare. Për 11 vite rrjesht  është Kampion i Finlandës, vendi ku dhe  jeton vitet e fundit së bashku me familje. Në këtë takim kampioni Fatos Durmishi u njoh  gjithashtu edhe me aktivitetet e kësaj shoqate ndër vite si dhe parapergatitjet  që po bëhen  për  organizimin e festës së 28 Nëntorit. Ne Toronto ai  gjithashtu pati një takim  me Drejtorin e Televizionit TVR Rifat Avdiu ,  ku dhe zhvilloi një bisede për teleshikuesit që do të mund ta shikoni të Hënën në orën 21 në ekranin e këtij televizioni.

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë