TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Shqipëri-Islandë, Meta: Duam fitore, por topi është i rrumbullakët

September 10, 2019

“Elbasan Arena”, prej orës 20:45 të mbrëmjes së sotme, do të jetë arena e së vërtetës. Nga kjo ndeshje kualifikuese në Grupin H varet gjithçka; mbajtja gjallë e shpresave për kualifikim në “Euro 2020”, por me gjasë edhe fati i vetë trajnerit Edy Reja, për të rinovuar kontratë Teksa na ndajnë edhe pak orë nga ndeshja me Islandën, Presidenti Ilir Meta nëpërmjet “Facebook” ka dhënë një mesazh të fortë për mbështetje dhe bashkim me Kombëtaren Shqiptare.. “Nuk kisha në plan të shkoja sot në “Elbasan Arena” për shkak të shumë detyrimeve të tjera, por besoj se të gjithë duhet të jemi më pranë se asnjëherë Kombëtares sonë që pas shkëlqimit të jashtëzakonshëm në Europianin e Francës është në tranzicion drejt rigjetjes së vetvetes. Shpesh tifozët kërkojnë vetëm fitore, por topi është i rrumbullakët. E di që shumë tifozë janë mërzitur nga humbja me Francën, kampionen e botës, por mos harroni si humbi Brazili me Gjermaninë 1-7. Le të mësojmë dhe nga tifozët e Kosovës, që pikërisht kur ekipi është në disavantazh, ndizen më shumë në përkrahjen e ekipit. Sot në “Elbasan Arena” me Kuqezinjtë!”, shkruan Presidenti Meta në një postim në FB

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë