TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Specialja: Edhe nëse hidhen poshtë akuzat s’jemi të obliguar të tregojmë

August 26, 2020

Kanë kaluar plotë gjashtë muaj që kur kryetarja e Dhomave të Specializuara ka caktuar gjyqtarin e Procedurës Paraprake për t’u marrë me aktakuzat e para të cilat janë deponuar nga Prokurori i Specializuar. Megjithatë edhe përkundër faktit se ka kaluar afati ligjor brenda të cilit një aktakuzë duhet të konfirmohet apo të hidhet poshtë,  nga Gjykata Speciale s’ka kurrfarë njoftimi se çfarë ka ndodhur me aktakuzat e para që janë dorëzuar. Kjo pasi që mbështetur në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe në Rregullat e Procedurës, është në dorën e gjyqtarit të Procedurës Paraprake të vendos nëse e bën publike një aktakuzë të konfirmuar apo nëse vendos ta mbajë atë diskrete edhe pas gjashtë muajsh për arsye sigurie apo me qëllim të evitimit të ndërprerjes së procedurave. Gjithashtu mbështetur në Ligjin për Dhomat e Specializuara nuk kërkohet që çfarëdo vendimi për hedhje poshtë të akuzave të një aktakuze të bëhet publik. Një gjë të tillë për Gazetën Express e ka konfirmuar asistenti  i zëdhënësit të Dhomave të Specializuara, Michael Doyle.

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

RRI SHLIRE - E ftuar aktorja Teuta Sadiku

RRI SHLIRE - E ftuar aktorja Teuta Sadiku

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë