TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Të pandalshme sukseset e Dua Lipës: Katër këngë me mbi 500 milionë dëgjime në Spotify

August 25, 2018

Viti 2018 ka edhe shumëçka për të dhuruar nga sukseset e pandalshme të Dua Lipës, ndërsa ne jemi këtu për t’i numëruar. Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka arritur një tjetër rekord historik sa i përket muzikës në kohën moderne. Ajo është bërë artistja e parë dhe e vetme femër në histori që numëron katër këngë lidere me mbi 500 milionë dëgjime në Spotify. Natyrisht se një suksesi të tillë i është gazuar në masë të madhe vet Dua, e cila njëkohësisht i ka paralajmëruar fansat e saj për diçka të re. Ajo e ka shpërndarë njoftimin e faqes Music News Facts, ndërsa ka bërë të ditur se brenda 12 ditësh do të vijë me projekt të ri. ‏ “Në rregull, në rregull, në rregull! Faleminderit që po i dëgjoni këngët e mia! Kjo është çmenduri”. “Brenda 12 ditësh kam diçka të re për ju. Prisni”, ka shkruar këngëtarja në Instagram

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret