TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Thaçi i nxjerr në pazar kufijtë e Kosovës në Austri

August 25, 2018

Presidenti Hashim Thaçi ka mbajtur fjalim në samitin e liderëve rajonalë e europianë në Alpbach të Austrisë. Presidenti ka folur për korrigjim kufijsh derisa tha se faza finale e dialogut me Serbinë është një gjë tepër e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor dhe shumë e rëndësishme për të dyja shtetet.

Presidenti në Forumin Evropian Alpbach në Austri, tha se Kosova është e vendosur që ta arrijë një marrëveshje me Serbinë, dhe tha se përfshirja e korrigjimit të kufijve në këtë marrëveshje nuk duhet t’i frikësojë apo të kundërshtohet nga vendet tjera.
“Jam i gatshëm për ta bërë këtë dhe jam duke punuar me zell për ta arritur këtë qëllim prandaj kemi vendosur që të shikojmë çdo mundësi të mundshme. Kemi diskutuar për gati 5-6 vjet me Aleksandrin. Dhe tash kemi vendosur që të hulumtojmë çdo mundësi dhe pozitë dhe nga perspektiva ime përfshirë edhe korrektimin e kufirit për të bërë orvajtjen për të arritur marrëveshjen. Vendet e regjionit tim, shtetet anëtarë të BE’së nuk do të duhej të kundërshtonin ose të frikësoheshin nga marrëveshja potenciale e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Madje edhe nëse një marrëveshje e tillë do të mund të bënte edhe korrektim të kufirit. Dua që të sigurojë të gjithë se marrëveshja potenciale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në këtë skenar nuk do të jetë në linja etnike/ Kosova do të mbetet shoqëri multietnike dhe do të vazhdojë ti mirëmbajë standardet më të larta në kuptim të mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve. Parimi i njëjtë do të vlejë edhe për Serbinë sepse paqja dhe marrëveshja paqësore në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe njohja bilaterale do të ketë një reflektim pozitiv për të gjithë regjionin e më gjerë’, tha Thaçi. Ai foli në kuadër të një paneli të përbërë po ashtu nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, nga homologu i tij slloven, Borut Pahor, si dhe nga Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ku për temë ishin perspektivat e reja për zgjerimin e BE’së. Thaçi tha se  vendet e rajonit janë në nivel të ngjashëm të zhvillimeve por edhe të sfidave duke përmendur zgjidhjen e çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, ratifikimin e demarkacionit mes Kosovës dhe Serbisë. “Tash zyrtarisht kemi lansuar etapën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të udhëhequra nga Përfaqësuesja e Lartë Federica Mogherini. Unë dhe presidenti Vuçiq jemi ftuar nga ajo për të marrë pjesë në mbledhjen e tretë në këtë etapë të fundit më 7 shtator. Dua të theksoj se Kosova është e zotuar që të arrijë marrëveshje ligjore me Serbinë. Koha për ta bërë këtë është tani dhe kemi në hapësirë të vogël për ta bërë këtë. Nuk është fare e lehtë, është shumë, shumë e vështirë prandaj të gjithë duhet të qëndrojmë mbrapa kësaj. Na nevojitet mbështetje e të gjithëve. Nuk është vetëm çështje e ndërtimit të konsensusit të brendshëm për këtë marrëveshje por na nevojitet mbështetja e të gjithë atyre që duan të shohin Ballkanin Perëndimor në BE’, tha ai  

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret