TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Thaçi i prerë: Nuk ka marrëveshje të shkruar me Serbinë

September 6, 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të enjten, ka folur mbi idenë e tij të korrigjimit të kufijve me Serbinë, një ditë para takimit në Bruksel me Aleksandër Vuçiç. Thaçi u shpreh për emisionin ‘Opinion’, se marrëveshja për korrigjimin e kufijve me Serbinë është mjaft e rëndësishme që të arrihet një marrëveshje paqësore, pasi jemi në një situatë të ngrirë, prandaj është e rëndësishme që të arrihet një e tillë. Ndërsa përsa i përket marrëveshjes, Thaçi tha se ende nuk ka bisedime në terma konkretë, por deri tani janë realizuar dy takime në Bruksel. “Nuk ka terma konkretë. Kemi bërë dy takime në Bruksel.Unë kam hedhur idenë pas takimit me drejtues të Luginës së Preshevës si dhe referendumit të 22 mars-it 1992 që Lugina të bashkohet me Kosovën, por tani forcat, balancat kanë ndryshuar ndaj në duhet të sillemi me përputhshmëri me kostelacionin ndërkombëtar. Ideja është origjinale e institucioneve të Luginës e institucionalizuar në Presidencën e Kosovës. Në rastin e marrëveshjes do të ketë njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë”,-tha Thaçi. Presidenti i Kosovës u shpreh në lidhje me marrëveshjen se është shumë pesimist, por pavarësisht kësaj sheh një dritë jeshile. Ai tha se realizimin e kësaj marrëveshje e shikon si diçka mjaft të rëndësishme për të vazhduar më tej. Sipas tij, Kosova dhe Serbia janë duke bllokuar njëra-tjetrën. Thaçi tha se po punon për të arritur një marrëveshje ndërkombëtare, “Unë nuk kam fuqi t’a bind Serbinë t’a njohë Kosovën. Askush nuk i cënon më interesat e Kosovës, pasi Serbia nuk ka më Millosheviçin, por njerëz të zgjedhur”,- tha ai. Propozimi i kreut të shtetit të Kosovës ka shkaktuar debate të shumta, jo vetëm në politikën e Prishtinës, por edhe më gjerë.

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë