TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Trump e shkarkon Këshilltarin për Siguri Kombëtare John Bolton

September 11, 2019

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se e ka shkarkuar Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton. “E kam njoftuar, John Bolton mbrëmë se shërbimet e tij nuk janë më të nevojshme në Shtëpinë e Bardhë. Unë nuk jam pajtuar me shumë sugjerime të tij, ashtu si edhe të tjerët në administratë”, ka shkruar Trump. Shkarkimi i tij vjen pas raportimeve për mospajtime në kabinetin Trump mbi një plan të anuluar për të ftuar talibanët në SHBA, si pjesë e diskutimeve për një plan paqeje për Afganistanin. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham u tha gazetarëve se “Presidenti (Donald Trump) nuk i kanë pëlqyer shumë politikat e tij (John Boltonit), ata kanë pasur mospajtime” Përmes një postimi në Twitter, Bolton ka thënë se “unë ofrova dorëheqjen mbrëmë por presidenti Trump më tha: Le të flasim për këtë nesër”. Ndërkohë, presidenti Trump ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të emërojë Këshilltarin e ri për Siguri Kombëtar

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

RRI SHLIRE - E ftuar aktorja Teuta Sadiku

RRI SHLIRE - E ftuar aktorja Teuta Sadiku

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë