TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

TVR Model Kids në Gjermani – Televizioni TVR hap audicionin e radhës për fëmijët shqiptar në Gjermani

October 4, 2019

Ky është   edicioni i katërt me radhë që Televizioni TvR organizon projektin e madh televiziv për   fëmijët e moshës 4-9 vjeç Nga mbrëmë  është hapur mundësia e aplikimit Online nëpërmjet faqes së televizionit në facebook – Televizioni TvR. Bashkatdhetarët në Gjermani mund të aplikojnë duke dërguar në rubrikën e mesazheve të kësaj faqe këto të dhëna . Emri dhe Mbiemrin e kandidatit/tes , moshën, dy fotografi dhe një numër kontakti. Audicionet ku do të bëhet prezantimi i  kandidatëve para kamerave televizive dhe publikut , do të jenë në : Stuttgart , Frankfurt dhe Dusseldorf. Ediconi i parë i këtij projekti  me një pjesëmarrje të madhe të kandidateve nga e gjithë Kosova u mbajt në Prishtinë në vitin 2016 , në të cilin  shpallet fitues Rejan Raci nga Prishtina i cili deri me pas u bë mjaft i kërkuar edhe nga agjensitë e ndryshme të modës dhe të spektakleve të bukurisë  jo vetëm në Kosove por edhe nëpër botë Në edicionin  e dytë të këtij projekti ,Televizioni Tvr ju jep mundësi pjesëmarrje jo vetëm kandidatëve nga Kosova por edhe nga Maqedonia duke mbajtur Audicione në Prishtinë dhe Shkup. Fituese e edicionit të dytë u shpall Blerta Tahiri nga Shkupi. Blerta më pas pati ftesa dhe pjesëmarrje edhe në videoklipe televizive të yjeve të muzikës. Gjithashtu  ishte  pjesmarrëse dhe në gara rajonale të modelingut për fëmijë. Edicioni i tretë i TvR Model Kids , u organizua në Kanada ,ekskluzivishtë për fëmijët e bashkatdhetarëve tanë në këtë vend. Përkundrejt specifikave si distancat e mëdha të vendbanimet  tek bashkatdhetarët ne Kanada , projekti u realizua me sukses të plotë me një interesim të jashtëzakonshëm të bashkatdhetarëve  në procesin e aplikimit për femijet e tyre. Aktualishte jemi në prag të Superfinales që do të jetë me 26 Tetor 2019 ku me vlerësimin e jurive profesionale në Prishtinë dhe Toronto do të shpallet fituesi apo fituesja e këtij  edicioni. Vlen të theksohet se ideator dhe realizues i ketij projekti është  producenti dhe showmeni i spektakleve të njohura televizive – Rifat Avdiu , nga  i cili kanë dalë dhe janë promovuar shume yje të skenës muzikore .

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë