TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

U mbajt Supefinalja e TvR Model Kids -Albanians in Canada

October 29, 2019

Me 26 Tetor u mbajt Superfinalja e TvR Model Kids – Albanians in Canada , projekt  televiziv  nga Televizioni TVR i organizuar për herë të parë për femijet shqiptarë në Kanada. Nëpërmjet aplikimit online në konkursin e hapur nga TvR u regjistruan gjithsej 178 kandidatë të moshës nga 4-11 vjeq nga e gjithë  Kanadaja. Nga selektimi paraprak ekipi i TvR përzgjodhi 20 prej tyre për tu prezantuar para publikut dhe kamerave televizive në audicionin e këtij projekti. Më pas pasoi votimi online nga teleshikuesit ku 10 më të votuarit u klasifikuan për në Superfinale Për në Superfinale u nominuan edhe 3 kandidatë të tjere nga TvR të cilet nuk kishin arritur të marrin vota të mjaftueshme nga publiku, si dhe dy kandidatë të tjere që ishin të perzgjedhur nga stafi i TvR për në audicion por që për shkaqe objektive nuk kishin arritur të jenë pjesmarrës në xhirime. Superfinalistët me 26 Tetor  u përballen me vlerësimin e jurive në Toronto dhe në Prishtine , juri këto të përbërë nga emera të njohur të artit , modës , filmit dhe muzikës. Juria në Toronto : Lorida Hasanbegas- Hali : Artiste e artit figurativ , anëtare e jurisë së Miss Globi në United Stades , bashkëthemeluese e studios së njohur “Lgh Art Photography” në Toronto. Xhemi Agaj-  Artist i filmit i njohur për rolet e tija në serialet e ndryshme filmike në Kanada Eni Gogaj – Yll i ri i muzikës  në Kanada – asistente/profesoreshe në një shkollë muzike në Toronto. Juria në Prishtinë: Albina Hashani – Miss Kosova 2001 , Missi i parë në spektaklin e bukurisë në Kosovën e pasluftës Bekim Shllaku – Mister Kosova dhe model i njohur në  Kosovë Vjollca Bucaj – Këngëtare e mirënjohur e muzikës shqipe në Kosove. Gjithashtu në Supefinale në jurinë e Prishtines morën pjesë dy fituesit e edicioneve parapake: Rejan Raçi – Fitues i Edicionit të parë dhe Blerta Tahiri fituese e Edicionit të dytë E gjitha kjo nën drejtimin artistik te producentit të njohur të spektakleve televizive – Rifat Avdiu. Pikët maksimale   nga juria në Toronto dhe në Prishtinë ishin për Fjolla Bytyqin , e cila u shpall edhe fituese e TvR  Model Kids – Albanians in Canada. Fjolla është e lindur në Kanada dhe jeton në qytetin e Hamiltonit , familja e saj janë nga Suhareka të cilet gjatë luftës kanë emigruar në Kanada. Fjolla dhe të gjithë fëmijët pjesmarrës ishin mjaftë të talentuar edhe në fusha të tjera , të cilet gjatë aplikimit të tyre në videot individuale shprehën edhe talentin e tyre në këndim, vallëzim  aktrim dhe në sport. Simboli i Shqiponjës dhe thënia – Jam krenar që jam Shqiptar që sejcili prej tyre e ka bërë ne video prezantimin e tyre, do të mbahet mend nga stafi yne organizativ ,pasi këto fëmijë edhe pse të lindur në Kanada , jane shume krenarë për rrënjët  e tyre. TvR Model Kids  është format  i Televizionit TVR i zhvilluar për 3 vite radhazi në vende të ndryshme : Kosovë , më pas Kosovë & Maqedoni , Kanada dhe viti i katërt në vazhdim tashmë është për fëmijët shqiptarë në Gjermani , ku para disa ditësh TvR ka hapur nje konkurs online per aplikim per ne kete projekt garues Numri  i prindërve shqiptarë nga Gjermania  te interesuar per te aplikuar për femijët e tyre është tepër i madh. Në fund një përgëzim për të gjithë prindërit të cilët shprehin interesim dhe gadishmëri  që fëmijët e tyre të jene pjesë e këtyre projekteve qe i  bejne bashke dhe i pasurojnë ata me kujtime dhe eksperienca të bukura. Një falenderim të posaçem për sponzorët : Sunny Shores Travel agjensi e njohur e udhetimeve në Toronto që fitueses i dhuron një biletë gratis për në vendlindje si dhe  Lgh Art Photography per një set fotografish profesionale për fituesen.

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë