Vazhdon shkëlqimi i Granit Xhakës, sërish në formacionin e javës në Bundesliga
January 29, 2024Granit Xhaka ka vazhduar me paraqitje të shkëlqyera në elitën e futbollit gjerman Bundesliga me fanellën e Bayer Leverkusenit. Mesfushori shqiptar ka qenë ndër më të mriët në kuadër të xhiros së 19-të, ku Bayer Leverkusen barazoi pa gola 0-0 me Borussia Moenchegladbach. Xhaka është përfshirë në formacionin e javës në elitën e futbollit gjerman nga faqja e specializuar për vlerësimin e futbollistëve, SofaScore. Përveç Xhakës në formacionin e javës ishin edhe Nicolas e Evledi nga Gladbach, Trimmel e Gosens nga Union Berlin, si dhe Stanisic e Wirtz nga Leverkusen. Pjesë e formacionit të javës ishin dy yjet e Stuttgartit Undav e Fuhrich, derisa në sulm ishin dyshja Fullkrug dhe Demirovic
Toplista TVR
Donatoret