TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Vedat Muriqi mahnit Tottenhamin, anglezët mund të tentojnë transferimin e tij në janar

September 11, 2019

Tottenham Hotspur thuhet se ka mbetur i befasuar nga paraqitja e sulmuesit shqiptar, Vedat Muriqi në ndeshjen eliminatore ndaj Anglisë. Përfaqësuesja e Kosovës u mposht me rezultat 5-3 nga Anglia në St Mary’s në ndeshjen e vlefshme për Grupin A në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020. Golat për ekipin e Bernard Challandes u shënuan nga Valon Berisha (1′, 49′) dhe Vedat Muriqi (55′) Paraqitja e sulmuesit prizrenas, Muriqi, i cili asistoi edhe tek dy golat e Berishës nuk e la pa u vrenjt nga klubet e mëdha evropiane. Sipas mediumit turk Sabah, Tottenhami e ka ndjekur nga afër paraqitjet e shtatlartit dhe ka mbetur i befasuar me rendimentin e tij. Ky medium shton se klubi londinez mund të tentojë transferimin e sulmuesit të Fenerbahces gjatë afatit kalimtar të janarit. Përveç klubit turk, interesim për Muriqin kanë shprehur edhe skuadrat italiane Napoli, Fiorentina dhe Lazio

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë