TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Vlerësimi për Kadarenë: New York Times rekomandon për lexim librin “Kamarja e turpit

September 3, 2018

Vlerësimet e tyre janë me rëndësi shumë të madhe në botën e letrave. Këtë javë, e përditshmja e njohur amerikane, New York Times sugjeron për lexim librin e Ismail Kadaresë, “Kamarja e turpit”. Libri i Kadaresë është mes 9 librave që sugjeron NY Times për leximin e javës. “Kamarja e Turpit” është përkthyer nga John Hodgson. “Kërkimi për kokën e prerë të Ali Pashë Tepelenës shërben si një simbol i errët satirik në këtë roman shqiptar të botuar fillimisht në vitin 1978, një fabulë alegorike për autoritarizmin e shekullit të 20-të,” shkruan Jason Goodwin. “Ndërsa ky roman vendoset në mënyrë të shkëlqyer, lakonike dhe me elemente të zymtë komikë, bëhet e qartë se shteti është, në mënyrën e vet, një kokë e frikshme. Një Meduzë, ndoshta, me aftësinë për të shkatërruar,” vijon më tej kritiku i NY Times. Edhe revistat dhe gazetat më prestigjioze britanike i kanë kushtuar hapësira të konsiderueshme veprës së shkrimtarit shqiptar. Parodia alegorike e Kadaresë nuk ka qenë kurrë kaq e mprehtë

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

Kadiri James - Ylli i ri shqiptar ne Canada

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë

Donatoret