TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

E ardhmja e Vojvodës në Itali, pesë skuadra në garë për të

August 10, 2020

Mërgim Vojvoda pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të verës nga skuadra e tij aktuale Standard Liege. Mbrojtësi i djathtë kosovar ka shkëlqyer edicionin e fundit me Standardin dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave italiane. Pesë është numri i ekipeve nga Serie A që janë në garë për drenicasin. Lazio, Atalanta, Torino, Fiorentina dhe Genoa janë skuadrat që po kërkojnë transferimin e mbrojtësit anësorë. Menaxheri i lojtarit, Adrian Alijaj ka qenë javëve të fundit në Itali dhe ka pasur biseda me drejtuesit e këtyre klubeve. Reprezentuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka zhvilluar 30 ndeshje edicionin e fundit ku ka shënuar një gol dhe ka bërë katër asistime

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

RRI SHLIRE - E ftuar aktorja Teuta Sadiku

RRI SHLIRE - E ftuar aktorja Teuta Sadiku

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë