TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Hoti thotë se për rastin në Karaçevë do të veprojnë sipas Kushtetutës

August 8, 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thotë se organet përgjegjëse janë duke hartuar një raport lidhur me ngjarjen që ndodhi të premten, më 7 gusht, ku u raportua se xhandarmëria serbe hyri në territorin e Kosovës, përkatësisht në Komunën e Kamenicës. Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se qytetarët e kësaj ane, nuk do të mbeten pa mbrojtjen e institucioneve të Kosovës. “Veprimet tona do të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, si dhe të koordinuara me të gjithë mekanizmat e sigurisë në vend”, ka shkruar Hoti. Më 7 gusht, në rrjetet sociale qarkulloi një video ku pretendohej se pjesëtarë të xhandarmërisë së Serbisë, kishin hyrë në fshatin Karaçevë, të Kamenicës. Në një përgjigje me shkrim të Zyrës për informim të Policisë së Kosovës dërguar Radios Evropa e Lirë, thuhet se njësitet policore në Karaçevë, nuk kanë hasur ndonjë njësi apo siç është thënë për ushtri të Serbisë. “Pas raportimit të një informacioni nga Karaçeva e Kamenicës, njësitet policore kufitare kanë reaguar menjëherë duke shkuar dhe patrulluar te vendi ku është raportuar rasti. Njësitet policore nuk kanë hasur në atë lokacion ndonjë njësi apo siç është informuar për ushtri të Serbisë. Njësitet policore kanë bërë shikimin e vendit sipas koordinatave si dhe kanë bërë patrullime dhe vëzhgime në atë zonë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës, bën të ditur se po ashtu është njoftuar edhe KFOR-i, lidhur me këtë rast, pasi që mandatin e sigurisë së zonës së kufirit me Serbinë, ende e ka KFOR-i. Fshati Karaçevë ndodhet në afërsi të zonës kufitare me Serbinë.

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

RRI SHLIRE - E ftuar aktorja Teuta Sadiku

RRI SHLIRE - E ftuar aktorja Teuta Sadiku

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë