TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Palmer i bindur: Marrëveshja Kosovë – Serbi do të arrihet

September 10, 2019

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, tha se është i bindur se mund të arrihet një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë Palmer thotë se bisedimet mes dyja vendeve duhet të jenë më serioze dhe të çojnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit. “Do të ishte ideale të bazohej në njohjen e ndërsjellë. Në kohën kur të dyja palët të kthehen në tryezën e bisedimeve, ne do të jemi atje si partnerë në kërkim të një marrëveshjeje që do të jetë e pranueshme për të gjithë, e qëndrueshme dhe e drejtë dhe që do të ndihmojë Serbinë në rrugën e saj drejt BE-së”, tha Palmer për RTCG e Malit të Zi. Palmer, po ashtu, ka deklaruar se vendi i tij do ta përkrahë Qeverinë e Prishtinës që është e përkushtuar në dialog dhe se Rusia dëshiron një rajon të bazuar në trazira dhe mosbesim. “Një nga qëllimet tona kryesore është të mbështesim formimin e një qeverie në Kosovë e cila është e angazhuar për dialog, që do të thotë pezullimin e taksës dhe kthimin në tryezën e bisedimeve”, tha Palmer. Ai krejt në fund shtoi se me arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte shumë e rëndësishme edhe për rajonin pas rritjes së ndikimit të Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

RRI SHLIRE - E ftuar aktorja Teuta Sadiku

RRI SHLIRE - E ftuar aktorja Teuta Sadiku

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë