TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Ursula von der Leyen prezanton kabinetin e ri – kjo pritet të jetë ‘Qeveria’ e re e BE-së

September 10, 2019

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka prezantuar kabinetin e ri. “Sot jam e lumtur të paraqesë Komisionin tim të balancuar, të zhdërvjellët dhe modern, i cili drejtohet me vendosmëri, i përqendruar qartë në çështjet që kemi në duar dhe jep përgjigje”, shkruan Von Der Leyen. Për rajoni e Ballkanit me interes është Komisioneri për Zgjerim, post në të cilin Ursula von der Leyen ka zgjedhur hungarezin László Trócsányi. Ai është anëtar i Parlamentit Evropian dhe më parë ka shërbyer si Ambasador i Hungarisë në Francë dhe ministër i Drejtësisë për pesë vite, përcjell tch. Ndërkohë, Johanes Hahn, i cili mbante këtë detyrë, do të vijojë të qëndrojë në ‘Qeverinë’ e BE-së pasi i është caktuar posti i Komisionerit për Buxhetin. Sa i përket funksioneve të tjera, veçohet emërimi i Paolo Gentilonit në krye të Komisionit për Ekonominë dhe Phil Hogan që do të drejtojë Komisionin e Tregtisë.

Evente nga Diaspora

Toplista TVR

RRI SHLIRE - E ftuar aktorja Teuta Sadiku

RRI SHLIRE - E ftuar aktorja Teuta Sadiku

Profile nga Diaspora

#
Dr. Luljeta Shaqiri, psikologia e respektuar1
Ajo ishte vetëm 14 vjeçare, pa asnjë njohuri të gjuhës gjermane, kur u regjistrua në klasën e dytë të shkollës së mesme, një vit më vonë pati fatin të jetë praktikante në asistencë stomatologjike dhe përfundimisht, diplomoi: doktore e psikologjisë në Universitetin e Cyrihut. Një histori e paparë e suksesit. Historitë e suksesit shpesh shihen
Më Shumë