A është normale të flasësh me veten, sipas psikologëve
January 24, 2024Ju mund të keni një rreth të gjerë miqsh, kolegësh me të cilët bëni diskutime, dërgoni mesazhe darkave, shkëmbeni ide dhe debate për çështje të ndryshme, por në fund e kuptoni se personi me të cilin merreni vesh më mirë është vetja juaj.
A është normale të flas me veten?”, mund të jetë një nga pyetjet tuaja.
Kemi lajme të mira. “Është normale. Të flasësh me veten është diçka që shumica e njerëzve e bëjnë”, thotë Craig Kain, një psikolog dhe psikoterapist, shkruan Parade.Ndërsa ne mund të flasim shpesh me veten, ka shumë njerëz që ndihen jonormalë për këtë gjë, sepse nuk është diçka që ne e diskutojmë shpesh. E vërteta është se është e zakonshme që njerëzit të flasin me veten gjatë gjithë ditës, por ndonjëherë kjo vetë-bisedë mbetet në kokën e tyre. Tri arsye të tjera pse është krejtësisht normale të flasësh me veten: 1. Ndihmon me emocionet Biseda me veten mund të jetë qetësuese. Ju flisni më ngadalë se sa mendoni, kështu që kur jeni duke folur me veten, kjo ju ngadalëson dhe është e dobishme kur filloni të ndiheni të trullosur ose keni panik. 2. Inkurajoni veten Të flasësh me veten mund të jetë një mënyrë e mirë për të inkurajuar veten. Fjalët e mira për veten mund të kenë një efekt të ngjashëm, citon Anabel. 3. Fiksoni gjëra në kokën tuaj Dëshironi të mbani mend emrin e personi që keni takuar në një moment të bukur të jetës suaj? Flisni me veten për këtë. Dëgjimi i vetes duke folur mund t’ju ndihmojë të ruani informacionin.
Toplista TVR
Donatoret