TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Alarmon Abazoviq: Qeveria malazeze arriti të prishë marrëdhëniet me tri shtete të NATO-s

February 2, 2024

Lideri i Lëvizjes Qytetare URA dhe ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha të premten se qeveria e re malazeze, në më pak se njëqind ditë që nga zgjedhja e saj, arriti të prishë marrëdhëniet me tre anëtarë të NATO-s, përkatësisht Kroacinë, Turqinë dhe Gjermaninë. “Për shkak të mosekstradimit të shtetasit turk, Binali Camgoz, erdhëm në situatën e prishjes së bashkëpunimit të jashtëzakonshëm me Republikën e Turqisë. Ky bashkëpunim në vitet e kaluara ishte i kënaqshëm. Një numër i madh i kriminelëve nga Mali i Zi shpeshherë kanë qëndruar në Turqi dhe anasjelltas, kriminelët nga Turqia kanë ikur në Mal të Zi, por prokuroritë kanë shkëmbyer informacione”, ka thënë ai. Mali i Zi refuzoi të ekstradonte Camgoz për shkak të gjendjes shëndetësore dhe origjinës etnike, e cila, siç dyshojnë ata, mund t’ia rrezikonte jetën dhe për këtë arsye ka kërkuar azil politik. Ish-kryeministri pretendon gjithashtu se marrëdhëniet e mira ndërshtetërore me Kroacinë janë prishur për shkak të mosmarrëveshjes për anijen “Jadran”, raporton gazeta dan. “Unë besoj se ministri i Mbrojtjes, Dragan Krapoviq ka të drejtë kur është fjala për anijen ‘Jadran’ dhe besoj se kjo anije është e Malit të Zi, por marrëdhëniet me Kroacinë aktualisht janë të këqija”, tha Abazoviq. Në mesin e janarit, ministri i Jashtëm malazez, Filip Ivanoviq nuk përjashtoi mundësinë e zgjidhjes së çështjeve të hapura përmes instrumenteve ndërkombëtare, nëse ato nuk zgjidhen mes palëve, ndërsa shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi bëri thirrje për dialog mes Podgoricës dhe Zagrebit. Ai përkujtoi se qeveria aktuale e ka detyruar edhe ambasadorin gjerman në Mal të Zi, Peter Felten, të arsyetohet se nuk ka ndikuar në vendimin për minierën në Mojkovc. “Kjo do të ketë efekte të këqija në marrëdhëniet me Gjermaninë. Mund të ishte zgjidhur ndryshe”, tha Abazoviq. Kujtojmë se ambasadori gjerman në Podgoricë, Peter Felten, pretendon se nuk ka ushtruar presion ndaj anëtarëve të Qeverisë së Malit të Zi për hapjen e minierës së Brskovës, por se ka avokuar që shteti malazez ta shqyrtojë projektin me kujdes dhe të ketë vlerësim objektiv. Felten thotë se promovimi i investimeve gjermane në Mal të Zi është pjesë e aktivitetit kryesor të ambasadës

Evente nga Diaspora

Video Prezantime

Artan Gashi – Ndasht

Toplista TVR

Zvicer: DIASPORA FEST organizuar nga Televizioni TvR Femijet e shkolles se vallezimit SHOTA

Profile nga Diaspora

#
era trans
Më Shumë

Donatoret