TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Belgjikë : Rregulla të reja për migrimin e punës, ribashkimin familjar dhe dëbimin e emigrantëve ilegalë .

January 16, 2024

Sekretarja belge e shtetit për azilin dhe migracionin Nicole de Moor ka bërë publike  projekt-ligjin e ri të migracionit. Ligjet e reja supozohet t’i japin qeverisë kontroll më të madh mbi migracionin: azilin, migracionin e punës dhe ribashkimin familjar. Projekt-ligji do të diskutohet në kabinet dhe versioni përfundimtar do të ketë ende nevojë për miratimin e parlamentit përpara se të bëhet ligj. Ende nuk është e sigurt nëse  ky proces mund të përfundojë përpara zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit . Zonja De Moor thotë se legjislacioni do të shkurtojë kohën e nevojshme për procedura të gjata duke u dhënë me shpejt azil-kërkuesve dhe emigrantëve qartësi më të madhe rreth statusit dhe perspektivës së tyre ne kete vend . Projekt ligji i ri  përfshin kushte të qarta për të marrë vizë dhe për hyrjen në vend. Një vizë e re do vendoset për punëtorët britanikë ndërkufitarë. Do të organizohen gjithashtu kontrolle sistematike mbi abuzimin e sigurimeve shoqërore nga shtetasit e BE. Gjithashtu bëhet më e lehtë dëbimi i shtetasve të BE-së që kryejnë krime ose përbëjnë  shqetësim për sigurinë në vend . si dhe  parashikohen  procedura të qarta edhe për shtetasit jo të BE nga EEA që dëshirojnë të vendosen në Belgjikë.  

Evente nga Diaspora

Video Prezantime

Artan Gashi – Ndasht

Toplista TVR

Zvicer: DIASPORA FEST organizuar nga Televizioni TvR Femijet e shkolles se vallezimit SHOTA

Profile nga Diaspora

#
era trans
Më Shumë

Donatoret