TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

David Cameron nuk pajtohet me akuzat e presidentit turk për përdorim të pabarabartë forcash ndaj Houthive

January 14, 2024

Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan, ka akuzuar SHBA-në dhe Britaninë e Madhe për përdorim të pabarabartë të forcave ndaj Houthive në Jemen. Erdogan ka vazhduar të kritikojë Izraelin për luftën në Gazë, por edhe vendet perëndimore për mbështetjen e fushatës izraelite kundër Hamasit. “Gjithçka që është bërë është një përdorim joproporcional i forcës”, tha Reccep Tayyip Erdogan. Këto kritika vijnë pasi Turqia mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit, dhe gjithashtu ka mbështetur edhe procesin e udhëhequr nga Kombet e Bashkuara për të sjellë paqen midis saj dhe Houthive.

Me akuzat e liderit turk se sulmet ndaj Houthive ishin jo të drejta nuk u pajtua sekretari i jashtëm britanik, David Cameron. “Nëse shikoni mirë veprimin që kemi ndërmarrë, ai mbështetet nga një koalicion shumë i gjerë vendesh”, tha Cameron. “Turqia është një aleat i rëndësishëm i NATO-s por në këtë rast ne nuk pajtohemi me të. Ne e shohim këtë rast si krejtësisht të ndarë nga konflikti Izrael-Hamas”, shtoi ai

Evente nga Diaspora

Video Prezantime

Artan Gashi – Ndasht

Toplista TVR

Zvicer: DIASPORA FEST organizuar nga Televizioni TvR Femijet e shkolles se vallezimit SHOTA

Profile nga Diaspora

#
era trans
Më Shumë

Donatoret