Është radha e TikTok të kopjojë Instagram
October 11, 2022Me këtë përditësim përdoruesit e TikTok mund të ndajnë disa foto në një postim të vetëm dhe të shtojnë përshkrime deri në 2200 karaktere. Deri më sot kemi parë vetëm Instagram të kopjojë TikTok. Por tani TikTok po i kthen “kusurin” Instagram me një funksionalitet të ri quajtur “Photo Mode” dhe është një kopje e mënyrës sesi fotot shfaqen në Instagram. Me këtë përditësim përdoruesit e TikTok mund të ndajnë disa foto në një postim të vetëm dhe të shtojnë përshkrime deri në 2200 karaktere. Formati i ri i postimeve me foto mund të kenë edhe muzikë dhe do të shfaqen në faqen For You krahas videove. Kopjimi i Instagram nga TikTok është risia e vërtetë në këtë mes veçanërisht duke kuptuar Instagram po vuan me klonin e TikTok që e quan Reels. Wall Street Journal raportoi së fundi se TikTok është shumë përpara Instagram Reels për nga koha që përdoruesit shpenzojnë duke parë.
Në fund të fundit të gjitha rrjetet sociale po kopjojnë njëra-tjetrën derisa të vijë dita që të gjithë të duken njëlloj. Madje edhe Twitter është përfshirë duke kopjuar stilin e videove me ekran të plotë të TikTok ndërsa YouTube i quan ShortsToplista TVR
Donatoret