Greva në arsim, përplasen deputetet Blerta Deliu e Mimoza Kusari
September 6, 2022Po vazhdon të mbahet në shumicën prej shkollave greva e mësimdhënësve, ndërsa kjo ka shkaktuar edhe përplasje mes deputetëve të pozitës dhe opozitës. Shefja e Grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari ka thënë se greva e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit nuk është “rezistencë” ndaj Qeverisë, ajo është në funksion të procesit më të dëmshëm të shoqërisë, mbajtjen e fëmijëve larg shkollave dhe mësimit në shkolla. “Greva e SBASHK-ut nuk është “rezistencë” ndaj Qeverisë, ajo është në funksion të procesit më të dëmshëm të shoqërisë, mbajtjen e fëmijëve larg shkollave dhe mësimit në shkolla. Kushdo që mundohet të bind opinionin publik se ka arsyetim për këtë veprim, jo vetëm se gabohet rëndë, por edhe krijon fakte të paqëndrueshme të cilat çdo ditë e më shumë po e humbin logjikën e veprimit”, shkruan Kusari.
Toplista TVR
Donatoret