Hasani: Kosova e ka aleat të përjetshëm Shqipërinë, Serbia të ndalë lojën qesharake të dërgimit të ushtrisë pranë kufirit
January 16, 2024Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani pas takimit me homologen e tij, ministren Donika Gërvalla, shtoi se rajoni është duke kaluar një moment delikat, sa i përket sigurisë dhe stabiliteti. “Vizita ime është pjesë e një turi në disa vende të rajonit, që ka për qëllim ndarjen e ideve në punën që duhet të bëjmë së bashku për të mirën e rajonit dhe qytetarëve tanë. Rajoni është duke kaluar një moment delikat, jemi të gjithë dëshmitarë që siguria dhe stabiliteti janë më të kërcënuara se në cdo moment tjetër gjatë dekadës së fundit”, tha Hasani Ai shtoi se Shqipëria ka dënuar ashpër sulmin e dhunshëm të orkestruar e të armatosur që ndodhi kundë Policisë së Kosovës më 24 shtator 2023 në veri të vendit. “Ishte akt kriminal dhe i rrezikshëm terroristë kundër stabilitetit, integritetit dhe pavarësisë së Kosovës. Sulmi ishte një kërcënim i rëndë për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit tonë. Autorët, organizatorët dhe nxitësit e këtij akti duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të dalin para drejtësisë sa më parë. Kjo është e domosdoshme për të mos lejuar një përshkallëzim të mëtejmë të situatës me pasoja ndoshta të pakthyeshme”, tha Hasani. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, tutje shtoi se Kosova e ka aleat të përjetshëm Shqipërinë, derisa pati edhe një mesazh për Serbinë dhe kërcënimet e saja përmes dërgimit të ushtrisë pranë kufirit me Kosovën. “Kosova ka një aleat të përjetshëm dhe të padiskutueshëm që është Shqipëria. Në të mirë dhe në të keq Shqipëria do të jetë këtu pranë Prishtinës dhe pranë shqiptarëve të Kosovës. Ne i ndjekim me vëmendje zhvillimet në rajon dhe në kufi të Republikës së Kosovës. I bëjmë thirrje të gjithë akterëve dhe faktorëve që jetojnë në shekullin 21, se nuk i qohen ushtri më të kufiri fqinjëve dhe askush nuk duhet të vazhdoj më këtë lojë që është qesharake. Të gjithë e kemi të qartë se garancia më e madhe për integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës është NATO ku edhe Shqipëria është pjesë”, tha ministri Hasani.
Toplista TVR
Donatoret