TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Hidhet shorti i “Eurovision 2024”, ja kur do të performojë Shqipëria

February 4, 2024

Shorti i gjysmë-finaleve për garën e ‘Eurovision 2024’ u zhvillua të mërkurën në Malmo të Suedisë, bashkë me një ceremoni ku simboli i qytetit pritës kaloi nga nikoqirët e vitit të kaluar në Liverpool tek miqtë suedezë. Gjysmëfinalja e parë do të mbahet më 7 maj, e dyta më 9 maj dhe finalja e madhe më 11 maj. Farah Abadi dhe Pernilla Månsson Colt ishin prezantueset për shortin e gjysmë-finales për ‘Eurovision 2024’. Ebba Adielsson, producente ekzekutive eSVT për ESC 2024 tha: “Shorti i gjysmë-finales është një moment kyç në kalendarin vjetor të Eurovisionit dhe diçka që me të vërtetë nis këtë pranverë emocionuese ku do të festojmë muzikën në të gjitha format e saj”. Nga shorti i hedhur rezultoi se Shqipëria do të garojë në natën e dytë gjysmëfinale të ‘Eurovision 2024’, në gjysmën e parë të shteteve garuese, të cilat janë plot 16 – pra tetë këndojnë në gjysmën e parë dhe tetë në gjysmën e dytë.

Në rastin konkret, Shqipëria ka patur “fatin e keq” që të jetë në natën ku ka më shumë shtete në konkurrim, pasi në natën e parë janë vetëm 15 shtete garuese. Shqipëria sivjet përfaqësohet në ‘Eurovision’ nga këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, me këngën “Zemrën n’dorë”.

Evente nga Diaspora

Video Prezantime

Artan Gashi – Ndasht

Toplista TVR

Zvicer: DIASPORA FEST organizuar nga Televizioni TvR Femijet e shkolles se vallezimit SHOTA

Profile nga Diaspora

#
era trans
Më Shumë

Donatoret