TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Kush është Liz Truss?

September 6, 2022

Si fëmijë, Liz Truss ka marshuar në demonstrata kundër atëbotë kryeministres konservatore, Margaret Thatcher. Në moshë të rritur, e ka admiruar atë grua – lideren e parë britanike – dhe tani vetë Truss do të udhëheqë Britaninë me synim të transformimit të Mbretërisë së Bashkuar. Truss, e cila deri më tani ka mbajtur pozitën e ministres së Jashtme britanike, ka dalë fituese në garën për të zëvendësuar Boris Johnson-in në pozitën e udhëheqësit të Partisë Konservatore dhe kryeministrit të shtetit. Partia ka thënë se Truss ka fituar rreth 57 për qind të votave të anëtarëve të saj, në krahasim me 43 për qind sa ka fituar ish-shefi i Thesarit, Rishi Sunak. Truss, 47-vjeçare, do të bëhet kryeministrja e tretë grua e Britanisë, pas Thatcher-it, e cila ka udhëhequr në periudhën 1979-1990, dhe Theresa May-t, e cila ka mbajtur këtë pozitë nga viti 2016 deri më 2019. Anëtarët e Partisë Konservatore kanë përkrahur Truss-in për shkak të zotimeve të saj për të ulur taksat dhe për të vazhduar mbështetjen e Britanisë për Ukrainën. Disa shohin elemente të Zonjës së Hekurt – siç është njohur Thatcer – në vizionin e Truss-it për të ruajtur demokracinë në botë. Për kritikët, Truss është një ideologe jofleksibile, politikat e djathta të së cilës nuk do t’i ndihmojnë Britanisë për të shmangur trazirat ekonomike të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit dhe lufta e Rusisë në Ukrainë. E lindur në Oksford më 1975, Mary Elizabeth Truss, është vajza e një profesori të matematikës dhe një infermiereje, e cila ka marrë pjesë në protestat kundër Thatcher-it sa ka qenë fëmijë. Ajo kujton të ketë bërtitur në protesta: “Maggie, Maggie, Maggie — jashtë, jashtë, jashtë! Në një fjalim të vitit 2018, ajo ka thënë se më vonë ka nisur të zhvillojë pikëpamjet e veta politike dhe është shprehur kundër “prindërve socialistë me pikëpamje të linjës së të majtëve”. Familja e saj ka jetuar në Skoci, para se të zhvendosej në Angli, ku Truss ka qenë ndjekur mësimet në një shkollë publike, diçka që e dallon nga shumë kolegë të saj konservatorë që janë edukuar nëpër shkolla private. Ajo më pas është pranuar në Universitetin e Oksforit, ku ka studiuar për filozofi, politikë dhe ekonomi – sektorë që studiojnë shumë studentë që synojnë të bëhen politikanë – dhe ka qenë presidente e një dege të Partisë Demokratike Liberale, që ka funksionuar brenda universitetit. Pas Oksfordit, Truss i është bashkuar Partisë Konservatore –“edhe kur nuk ka qenë në modë”, ka thënë më vonë ajo. Truss ka punuar si ekonomiste për kompaninë e energjisë, Shell dhe kompaninë për telekomunikime, Cable and Wireless.

Evente nga Diaspora

Video Prezantime

Artan Gashi – Ndasht

Toplista TVR

Zvicer: DIASPORA FEST organizuar nga Televizioni TvR Femijet e shkolles se vallezimit SHOTA

Profile nga Diaspora

#
era trans
Më Shumë

Donatoret