Musk implantoi çipin e parë të Neuralink tek njeriu, por a mund të hakohet kjo teknologji dhe çfarë rreziku paraqet kjo?
January 31, 2024Titani i teknologjisë, Elon Musk ka njoftuar sot se kompania e tij Neuralink ka realizuar me sukses implantin e çipit tek njeriu. Sipas Musk, rezultatet fillestare patën “sinjale premtuese” të neuroneve dhe impulseve nervore, pra pacienti po shërohet. Ideja e gjithë kësaj teknologjie është që të ndihmojë njerëzit që janë të paralizuar me dëmtime të shtyllës kurriozore ose trurit, duke u dhënë atyre mundësinë për të kontrolluar pajisjet e kompjuterizuara me mendjen e tyre. Por, a mund të hakohet Neuralink? Përkundër aspekteve pozitive që mund të posedojë kjo teknologji, në të njëjtën kohë shqetësimet për dëmin e mundshëm të një teknologjie të tillë vazhdojnë të pushtojnë studiuesit e pajisjeve “tru-makinë”. Pa siguri “të pathyeshme”, është e mundur që hakerët të kenë qasje në çipat e implantuar dhe të shkaktojnë një mosfunksionim ose keqpërdorim të çipave. Pasojat mund të jenë fatale për viktimën. Disa madje mund të shqetësohen se Inteligjenca Artificiale e fuqishme që funksionon përmes një ndërfaqe “truri-makinë” mund të pushtojë dhe të marrë kontrollin e trurit pritës. Inteligjenca Artificiale mund të imponojë një marrëdhënie “zotëri-skllav” dhe njerëzit mund të bëhen një ushtri dronësh. Vetë Elon Musk thotë se inteligjenca artificiale përbën një kërcënim ekzistencial për njerëzimin. Ai thotë se njerëzit do të duhet të “shkrihen” përfundimisht me AI-n, për të hequr “kërcënimin ekzistencial” që mund të paraqesë Inteligjenca Artificiale e avancuar.
Toplista TVR
Donatoret