TVR në të gjitha rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe platformat e kanaleve shqiptare në botë...

Shefi i ushtrisë britanike paralajmëron qytetarët që të përgatiten për luftë masive me Rusinë

January 25, 2024

Kreu i ushtrisë britanike ka paralajmëruar qytetarët britanikë që të përgatiten për një luftë në shkallën e konflikteve të mëdha të shekullit të 20-të – dhe se ata vetë mund të kenë nevojë të mobilizohen, gjithashtu. Sipas mediave të huaja, duke folur në ekspozitën ndërkombëtare të automjeteve të blinduara në Londër, gjenerali Sir Patrick Sanders tha se pushtimi rus i Ukrainës është një shenjë e gjërave që do të vijnë, duke paralajmëruar se mësimet e luftërave të mëparshme duhet të merren parasysh përpara se të jetë tepër vonë. “Paraardhësit tanë nuk arritën t’i perceptojnë implikimet e të ashtuquajturës Kriza e korrikut në vitin 1914 dhe u përballen me luftërat më të kobshme”, tha ai. “Ne nuk mund të lejojmë të bëjmë të njëjtin gabim sot. Ukraina ka vërtet rëndësi”. Në mënyrë thelbësore, gjenerali Sanders këmbënguli se shkalla e mundshme e konfliktit në vitet në vijim nuk duhet të nënvlerësohet. “Kjo luftë nuk ka të bëjë vetëm me tokën e zezë të Donbasit, as me rivendosjen e një perandorie ruse, ka të bëjë me mposhtjen e sistemit tonë dhe mënyrën e jetesës politikisht, psikologjikisht dhe simbolikisht. Si do të reagojmë ne si brez do të ketë efekt nëpër histori. Trimëria ukrainase po blen kohë, tani për tani”. Andaj, gjenerali bëri thirrje gjithashtu për një gati dyfishim të përmasave të ushtrisë britanike. Ushtria e Mbretërisë së Bashkuar në përgjithësi planifikon të ndryshojë një krizë afatgjatë rekrutimi që ka zvogëluar numrin e saj edhe pse forcat britanike marrin pjesë në misione të ndryshme jashtë shtetit. Megjithatë, ai tha gjithashtu se ndërsa mobilizimi tradicional ishte i rëndësishëm, qytetarët e përditshëm britanikë duhet të përgatiten – nëse jo për rekrutim të plotë, për një nivel mobilizimi qytetar që nuk është parë në Evropën Perëndimore që nga viti 1945. Në përgjigje të fjalimit të tij, qeveria këmbënguli se një thirrje e plotë ushtarake nuk është duke u shqyrtuar. Zëdhënësi i kryeministrit Rishi Sunak, Max Blain, tha se qeveria “nuk ka ndërmend” të prezantojë rekrutim. “Ushtria britanike ka një traditë krenare për të qenë një forcë vullnetare. Nuk ka plane për ta ndryshuar këtë”, tha ai. Ai shtoi se “angazhimi në luftëra hipotetike” nuk ishte “i dobishëm”. Fjalët e Sanders pasojnë muaj të tërë paralajmërimesh nga anëtarët e tjerë kyç të NATO-s, veçanërisht në Evropën kontinentale. Ministri gjerman i mbrojtjes, Boris Pistorius, kohët e fundit bëri thirrje radikale për t’u përgatitur për luftë që do të riorientonte në mënyrë dramatike ushtrinë gjermane pas gati tetë dekadash të kaluara në një mënyrë mbrojtëse multilateraliste. Dokumentet e zbuluara së fundmi në gazetën gjermane Bild kanë zbuluar se Berlini po bën plane emergjente për një sulm masiv rus në Evropën Perëndimore, veçanërisht në shtetet baltike. Plani, i përshkruar si një “skenar ushtrimesh”, parashikon që Rusia të zhvillojë një fushatë hibride të luftës kundër Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë në korrik të këtij viti, duke përdorur pretendime të rreme për diskriminim ndaj folësve rus si një pretekst për grumbullimin e trupave në kufijtë e saj perëndimorë me vendet e BE-së dhe në Bjellorusi. Sipas parashikimeve të këtij skenari, aleanca e NATO-s do të vendoste vetë 300,000 trupa në Evropën Lindore, por jo deri në fillim të vitit 2025.

Evente nga Diaspora

Video Prezantime

Artan Gashi – Ndasht

Toplista TVR

Zvicer: DIASPORA FEST organizuar nga Televizioni TvR Femijet e shkolles se vallezimit SHOTA

Profile nga Diaspora

#
era trans
Më Shumë

Donatoret