Top 15 transferimet më të shtrenjta që ndodhën në afatin kalimtar veror
September 2, 2022Ka përfunduar afati kalimtar veror i vitit 2022 me disa transferime spektakolare që kanë ndodhur gjatë kësaj vere. Shumë skuadra janë përforcuar, derisa ato anglezet vazhdojnë të mbesin të paarritshme për shpenzime. Manchester United është përkujdesur për transferimin më të shtrenjtë këtë verë, kur nënshkroi me brazilianin Antony nga Ajaxi për 95 milionë euro. Në vendin e dytë si transferimi më i shtrenjtë i kësaj vere është mbrojtësi i ri francez Wesley Fofana ku kaloi nga Leicester City te Chelsea për shumën e 80,400,000 euro. Ndërkohë pozitën e tretë e mbanë një tjetër francez, ku Aurelien Tchouameni iu bashkua Real Madridit nga Monaco për 80 milionë euro. Pozita e katërt i takon Darwin Nunez ku Liverpooli shpenzoi 75 milionë euro për ta sjell në Anfield nga Benfica, derisa në të pestën ndodhet Casemiro që i kushtoi Manchester Unitedit 70 milionë euro transferimi i tij nga Real Madrid. Top 15 transferimet më të shtrenjta gjatë afatit kalimtar veror: 1. Antony Ajax – Manchester United 95 milionë euro 2. Wesley Fofana Leicester City – Chelsea 80,4 milionë euro 3. Aurelien Tchouameni Monaco – Real Madrid 80 milionë euro 4. Darwin Nunez Benfica – Liverpool 75 milionë euro 5. Casemiro Real Madrid – Manchester United 70,65 milionë euro 6. Alexander Isak Real Sociedad – Newcastle United 70 milionë euro 7. Matthijs de Ligt Juventus – Bayern Munich 67 milionë euro 8. Marc Cucurella Brighton – Chelsea 65 milionë euro 9. Erling Haaland Borussia Dortmund – Manchester City 60 milionë euro 10. Raphinha Leeds United – Barcelona 58 milionë euro 11. Richarlison Everton – Tottenham Hotspur 58 milionë euro 12. Lisandro Martinez Ajax – Manchester United 57,3 milionë euro 13. Raheem Sterling Man City – Chelsea 56,2 milionë euro 14. Gabriel Jesus Man City – Arsenal 52,2 milionë euro 15. Jules Kounde Sevilla – Barcelona 50 milionë euro
Toplista TVR
Donatoret