Ushtrisë së Kosovës i shtohen edhe 311 ushtarë të rinj
November 11, 2022311 kadetë të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) sot me një ceremoni shtetërore kanë dhënë betimin e tyre si ushtarë të rinj. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë certifikimit të 311 ushtarëve të rinj ka thënë se konkursi i radhës do të hapet më 28 nëntor për pranimin e mbi 600 ushtarëve. Ai po ashtu tha se e rëndësishme është që ushtria ta ketë popullin me vete. “Jemi këtu për të shënuar suksesin tuaj gjatë nëntë javëve. Jeni grupi më i madh që është certifikuar në ushtrinë tonë. Gjithsej 311 ushtarë. Konkursi i radhës do jetë më 28 nëntor, ku do të hapim konkursin për pranimin e mbi 600 ushtarëve të rinj.
Toplista TVR
Donatoret